Ndërlidhjet

logo-print

Afganistani kërkon maturi nga tifozët pas finales në futboll


Ekipi futbollistik i Afganistanit

Ekipi futbollistik i Afganistanit

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka kërkuar që të mos përdoren armët e zjarrit gjatë festimeve pas finales së futbollit në Azinë Jugore.

Në finalen e sotme Afganistani luan kundër Indisë.

Paralajmërimet e Afganistanit janë bërë me qëllim që të mos përsëriten skenat e rrezikshme të vitit 2013 që pasuan fitoren e ekipit kombëtar afgan.

Afganistani synon ta mbroj titullin e kampionit dhe për këtë, ka kërkuar maturi nga tifozët pas përfundimit të ndeshjes që po mbahet në një stadium në Karela të Indisë.

Afganistani e ka mundur Sri Lankën në gjysëmfinale me rezultat 5 me zero, derisa India e ka mundur ekipin e Maldives me rezultat baras 1 me 1.

Kampionati në Azinë Jugore mbahet çdo dy vjet.

India e ka mundur Afganistanin në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG