Ndërlidhjet

Sulme të reja në bazën ajrore indiane


Ilustrim

Ilustrim

Sulme të reja me armë kanë ndodhur sot në bazën ajrore të forcave indiane në qytetin verior Pathankot, një ditë pas sulmeve të militantëve ku janë vrarë shtatë ushtarë dhe katër sulmues të armatosur.

Autoritetet thanë sot se së paku dy persona të armatosur ishin fshehur në bazën ajrore që nga dita e shtunë, kur sulmues të armatosur e kishin sulmuar bazën ajrore.

Zyrtarët indianë thanë se dy personat e armatosur janë vrarë në ditën e dytë të luftimeve.

Por, ata shtuan se forcat indiane po luftojnë kundër edhe së paku dy sulmuesve të armatosur që gjenden në brendësi të bazës ajrore.

Shtatë ushtarë dhe katër persona të armatosur janë vrarë gjatë të shtunës në bazën Pathankot që ndodhet në një autostradë kryesore që çon në Kashmir, pjesën që administrohet nga India.

Baza gjendet në afërsi të kufirit në mes të Indisë dhe Pakistanit.

XS
SM
MD
LG