Ndërlidhjet

Roja bregdetare turke shpëton 57 refugjatë


Ilustrim

Ilustrim

Roja bregdetare e Turqisë dhe peshkatarët nga ky vend, i kanë shpëtuar të dielën 57 refugjatë të cilët në rrugën e tyre për në Greqi, ishin bllokuar në një ishull të vogël në afërsi të vendpushimit Dikili.

Dymbëdhjetë persona të grupit, në mesin e të cilëve edhe tre fëmijë, janë shpëtuar përmes helikopterit.

Pjesa tjetër e refugjatëve u shpëtua përmes anijeve të peshkimit.

Turqia i ka premtuar BE-së se do të aplikoj kontrolle të forta në kufinjtë e saj detarë, pasi qindra mijëra refugjatë, kryesisht të ilkur nga lufta në Siri, kanë udhëtuar nga Turqia për në Greqi, gjatë vitit të kaluar.

Edhe pas premtimeve të Ankarasë, refugjatët janë duke hyrë në Evropë çdo ditë.

XS
SM
MD
LG