Ndërlidhjet

Obama do të diskutojë me publikun mbi kontrollin e armëve


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë ditës së enjte pritet që të marr pjesë në një takim publik ku do të diskutohen përpjekjet e reja për ta frenuar përdorimin e armëve në të gjithë Amerikën.

Obama, i cili kohëve të fundit e ka përmendur dhunën me armë si një çështje urgjente dhe “një punë e pambaruar" e tij, do të pranojë pyetje nga publiku gjatë ngjarjes që pritet të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin CNN.

Takimi do të mbahet në Universitetin George Mason në Fairfax të Virxhinias veriore.

Presidenti amerikan disa herë e ka shfaqur shqetësimin për dështimin e Kongresit për të kaluar masa të rrepta për kontrollin e armëve.

Të hënën ndërkaq, presidenti amerikan do të takohet me Prokuroren e Përgjithshme, Loretta Lynch, për të diskutuar në lidhje me veprimet e reja që mund të ndërmerren.

Sipas CNN dhe gazetës The New York Times, Obama pritet ta njoftojë atë në lidhje me planet për kontrollin mbi shitjen e armëve.

Armët në Amerikë ua marrin jetën më shumë se 30 mijë njerëzve çdo vit, gjysma nga të cilët bëjnë vetëvrasje.

XS
SM
MD
LG