Ndërlidhjet

Japoni: Ftesë Putinit për zgjidhjen e kontestit për ishuj


Shinzo Abe

Shinzo Abe

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, i ka bërë thirrje sot presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për bisedime për ta arritur një marrëveshje paqësore.

Japonia dhe Rusia kurrë nuk e kanë nënshkruar traktatin e paqes pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të kontestit territorial lidhur me ishujt në veri, të cilat Japonia i quan “Territoret Veriore”.

Prej se është zgjedhur kryeministër i Japonisë në fund të vitit 2012, zoti Abe ka synuar arritje të progresit në përmirësimin e raporteve me Rusinë, por konflikti në Ukrainë dhe çështjet e tjera, e kanë ndërlikuar këtë përpjekje.

XS
SM
MD
LG