Ndërlidhjet

Afganistan: U sulmua konsullata e Indisë


Pamje nga aksioni i forcave të sigurisë në kompleskin e Konsullatës së Indisë

Pamje nga aksioni i forcave të sigurisë në kompleskin e Konsullatës së Indisë

Luftimet ndërmjet forcave të sigurisë së Afganistanit dhe personave të armatosur kanë vazhduar edhe sot në mëngjes, rreth Konsullatës së Indisë në qytetin verior, Mazari Sharif.

Sulmues të paidentifikuar me maska mbrëmë e kishin filluar një sulm kundër kompleksit.

Zyrtarë lokalë thanë se sulmuesit ishin detyruar të tërhiqen dhe aktualisht ata ishin bllokuar në një shtëpi në afërsi.

Ambasadori i Indisë, Amar Shima, në rrjetin Twitter ka shkruar se të gjithë pjesëtarët e konsullatës janë të sigurt.

Nuk ka detaje lidhur me viktima eventuale.

XS
SM
MD
LG