Ndërlidhjet

Afganistan: Sulm vetëvrasës kundër policisë


Pamje e një pjese të Kabulit
Pamje e një pjese të Kabulit

Ministria e brendshme e Afganistanit ka njoftuar se një sulmues vetëvrasës e ka kryer një sulm kundër një pike të kontrollit policor afër aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin Kabul.

Policia e qytetit tha se sulmuesi vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në makinën e tij, në një hapësirë afër vendit ku javën e kaluar nga një sulm vetëvrasës, ishte vrarë një person dhe plagosur 33 të tjerë.

Por, një zyrtar i Ministrisë së brendshme të Afganistanit tha se sulmuesi vetëvrasës i ishte afruar policisë duke ecur këmbë.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që është kryer sot në mëngjes.

Ky sulm u bë derisa forcat speciale afgane, po ashtu sot herët në mëngjes, po luftojnë kundër militantëve, që janë barrikaduar në një shtëpi në qytetin verior, Mazari Sharif, pas një përpjekjeje të dështuar për të depërtuar në Konsullatën e Indisë.

XS
SM
MD
LG