Ndërlidhjet

Ministri rus – cak i hakerëve të Turqisë


Profili i ministrit rus në Instagram pas sulmit nga hakerët e Turqisë

Profili i ministrit rus në Instagram pas sulmit nga hakerët e Turqisë

Faqja në një rrjet social e ministrit të komunikimeve të Rusisë, Nikolai Nikiforov, është bllokuar për një kohë nga hakerët që vetveten e kanë identifikuar si grup i aktivistëve të Turqisë.

Në profilin e tij në rrjetin Instagram është parë aeroplani luftarak, flamujt e Turqisë dhe portreti i themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk.

Rrjeti Instagram, ku shfrytëzuesit i postojnë fotot dhe videot e tyre, më vonë e ka ripërtrië profilin e ministrit Nikiforov dhe fotografinë e tij në profil.

Megjithatë, ai është ankuar se Instagrami ishte i ngadalshëm në përgjigjje, meqë kishin kaluar më tepër se nëntë orë, për ta kthyer profilin në gjendjen e rregullt.

Raportet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë janë tensionuar prej se një aeroplan luftarak i Turqisë e ka rrëzuar një aeroplan luftarak rus afër kufirit turko-sirian, në muajin nëntor.

Në fund të muajit dhjetor, mediat turke kanë sugjeruar se hakerët rusë mund të kenë dorë në sulmin e fundit kibernetik kundër serverëve të Internetit në Turqi, që i menaxhojnë më se 300 mijë ueb faqe.

Më 25 dhjetor, bankat në Turqi kanë raportuar për shkatërrime sporadike të transakcioneve me kartela kredituese.

XS
SM
MD
LG