Ndërlidhjet

Irak: U vra një myezin dhe u sulmuan dy xhami sunite


Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Irak
Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Irak

Dy xhami sunite në pjesën qendrore të Irakut janë sulmuar sot në mëngjes, duke i shtuar shqetësimet për ripërtritjen e dhunës sketare, pasi Arabia Saudite e ekzekutoi një klerik të njohur shiit.

Autoritetet, po ashtu, thanë se një myezin sunit sot është qëlluar për vdekje afër shtëpisë së tij në qytetin Iskandarija.

Policia irakiane tha se xhamitë sunite afër qytetit Hilla ishin bombarduar nga grupet e njerëzve që kishin uniforma ushtarake.

Raportohet se 10 shtëpi në afërsi ishin dëmtuar nga eksplodimet dhe se tre njerëz ishin plagosur.

XS
SM
MD
LG