Ndërlidhjet

Indi: Militantët e barrikaduar në bazën ajrore ushtarake


Policia e Indisë gjatë një aksioni të mëparshëm
Policia e Indisë gjatë një aksioni të mëparshëm

Së paku dy persona të armatosur sot janë barrikaduar brenda një ndërtese dykatëshe në një bazë ajrore të Indisë, afër kufirit me Pakistanin.

Kjo bazë me siguri të lartë ishte sulmuar para dy ditësh nga këta dy persona të armatosur dhe të tjerë.

Të armatosurit po vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr me forcat e sigurisë së Indisë në bazën ajrore, Pathankot.

Së paku 7 ushtarë dhe katër persona të armatosur janë vrarë prej fillimit të luftimeve, pasi më 2 janar, disa militatnë të dyshuar islamikë depërtuan në këtë bazë.

Zyrtarët e Indisë thanë se sulmi është i ngjashëm me sulmet e mëparshme të grupeve militante me seli në Pakistan, duke e theksuar ndjeshmërinë e përpjekjeve aktuale për ripërtritjen e bisedimneve ndërmjet Nju Delhit e Islamabadit.

Pakistani e ka dënuar sulmin e fundit dhe tha se dëshiron vazhdimin e procesit të vullnetit të mirë, që është krijuar nga takimi i dhjetorit ndërmjet kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, dhe kryeministrit të Pakistanit, Nawaz Sharif.

XS
SM
MD
LG