Ndërlidhjet

Pakistan: Ushtria i arrestoi dhjetëra militantë të dyshuar


Pamje e një pjesëtari të ushtrisë së Pakistanit

Pamje e një pjesëtari të ushtrisë së Pakistanit

Ministri i drejtësisë i Pakistanit, Rana Sanaullah, thotë se autoritetet në provincën Punxhab, i kanë arrestuar 42 militantë të dyshuar për lidhje me grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Ministri Sanaullah tha se arrestimet janë bërë gjatë fundjavës në katër qytete në provincën Punxhab, pas dëshmive të mbledhura gjatë një bastisjeje në fund të dhjetorit.

Më 29 dhjetor, ky ministër pat shpallur se policia i kishte arrestuar tetë anëtarë të dyshuar të militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Daska në Punxhab, të akuzuar se kishin planifikuar krijimin e rrjetit terrorist dhe ndërmarrje të sulmeve në Pakistan.

XS
SM
MD
LG