Ndërlidhjet

Gjendet i vdekur ligjëruesi universitar në Çeçeni


Ilustrim
Ilustrim

Një ligjërues universitar i cili është zhdukur në rajonin rus të Çeçenisë muajin e kaluar, është gjetur i vdekur natën e Vitit të Ri.

Trupi i Khizir Yezhiyevm, një ligjërues i ekonimisë në Universitetin Shtetëror Teknik të Naftës në Grozni, është gjetur në periferi të Roshni-Chu, lokacion në jugperëndim të kryeqytetit rajonal.

Studentët e universitetit thanë se e kanë parë profesorin duke u arrestuar nga zyrtarët e zbatimit të ligjit në Grozni, më 19 dhjetor.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme në Çeçeni nuk e ka konfirmuar nëse ai qe arrestuar.

Disa media në Çeçeni thanë se Khizir Yezhiyevm ishte rrëmbyer.

Paraburgimet e paligjshme nga forcat e sigurisë janë një problem i madh në Çeçeni.

Aktivistët thonë se kreu rajonal që e ka mbështetjen e Kremlinit, Ramzan Kadirov, mbijeton nga frika që ua krijon banorëve dhe abuzimet ndaj tyre.

XS
SM
MD
LG