Ndërlidhjet

IS sulmon portin e naftës në Sirte të Libisë


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik janë përleshur sot me rojet e Libisë në portin e naftës në qytetin Sirte.

Agjencia Reuters ka thënë se të gjitha informatat i kanë siguruar nga dëshmitarët dhe se nuk është konfirmuar zyrtarisht të ketë pasur luftime, pos militantëve të IS-it që kanë thënë se e kanë marrë kontrollin në Bin Jawad, që gjendet në rrugën nga Sidra për në Sirte.

Në muajin dhjetor, Franca ka thënë se Shteti Islamik e ka për qëllim që të marr nën kontroll burimet e naftës në Libi.

IS ka dështuar ta marrë nën kontroll qytetin Sidra gjatë një sulmi në muajin tetor.

Libia gjendet në kaos që nga rënia e Muamar Gadafit në vitin 2011.

Në muajin dhjetor, politikanët rivalë në Libi e kanë nënshkruar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për formimin e qeverisë së unitetit, por marrëveshja ende nuk ka gjetur zbatim.

IS funksionon në Libi tash e një vit.

XS
SM
MD
LG