Ndërlidhjet

logo-print

Vritet sulmuesi i pestë në bazën ajrore indiane


Ushtarët indianë në bazën ajrore në Pathankot, Indi

Ushtarët indianë në bazën ajrore në Pathankot, Indi

Zyrtarët indianë thanë sot se e kanë vrarë personin e pestë të armatosur në bazën e forcave ajrore në kufij me Pakistanin, por sipas tyre së paku edhe një person i armatosur është i fshehur tash e dy ditë.

Shkëmbimi i të shtëanave në mes forcave indiane të sigurisë dhe sulmuesve ka vazhduar edhe sot, në bazën e forcave ajrore në Pathankot.

Së paku shtatë ushtarë dhe katër persona të armatosur janë vrarë gjatë luftimeve më 2 janar, kur disa militantë të dyshuar islamikë kishin hyrë në bazë.

Ushtria e Indisë, përmes një komunikate të lëshuar sot, tha se së paku një person i armatosur që nga data 2 janar vazhdon të jetë i fshehur në bazë.

Zyrtarët e Indisë thanë se sulmi është i ngjashëm me sulmet e mëparshme të grupeve militante me seli në Pakistan, duke e theksuar ndjeshmërinë e përpjekjeve aktuale për ripërtritjen e bisedimneve ndërmjet Nju Delhit e Islamabadit.

Pakistani e ka dënuar sulmin e fundit dhe tha se dëshiron vazhdimin e procesit të vullnetit të mirë, që është krijuar nga takimi i dhjetorit ndërmjet kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, dhe kryeministrit të Pakistanit, Nawaz Sharif.

XS
SM
MD
LG