Ndërlidhjet

logo-print

Britania heton videon e publikuar nga Shteti Islamik


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët britanikë të sigurisë thanë sot se janë duke e studiuar dhe hetuar një video të Shtetit Islamik, që kërcënon me sulme terroriste kundër Mbretërisë së Bashkuar.

Autoritetet janë në kërkim të identifikimit të personit të maskuar që flet në video me theks britanik, para se të gjuaj në drejtim të kokës së një njeriu, për të cilin IS supozon të jetë spiun britanik.

Personi i maskuar thotë se ekstremistët e IS-it së shpejti do ta pushtojnë Britaninë.

Katër persona të tjerë të ekzekutuar nga IS-i, me pretendimin se janë spiunë britanikë, shihen në videot e tjera të publikuara, video që nuk kanë zë.

Videot janë publikuar në internet më 3 janar 2016.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik, David Cameron, tha sot se videoja me zë është një mjet propagandues dhe duhet trajtuar si e tillë.

XS
SM
MD
LG