Ndërlidhjet

logo-print

Përplasje të armatosura në Afganistan


Trupat afgane dhe forcat indiane të sigurisë kanë luftuar sot kundër personave të armatosur në qytetin verior Mazar-e Sharif. Autoritetet thanë se së paku dy militantë kanë hyrë në një ndërtesë banimi afër konsullatës, një ditë pasi sulmues të paidentifikuar me maska e kishin filluar një sulm kundër kompleksit.Dy sulmues të tjerë janë raportuar të vrarë. Ambasadori i Indisë në Afganistan, tha se të gjithë anëtarët e stafit të konsulatës janë të sigurtë. Guvernatori i provincës Balkh, i fajësoi “armiqtë e paqës dhe stabilitetit” për sulmin e shkaktuar, përgjegjësinë për të cilin ende nuk e ka marrë askush.

XS
SM
MD
LG