Ndërlidhjet

Shpërthim tjetër i fuqishëm në Kabul


Ilustrim
Ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur Kabulin. Ky është shpërthimi i dytë i sotëm që e ka goditur kryeqytetin afgan.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi i dytë ka ngjarë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit, disa orë pasi një sulmues vetvrasës e ka hedhur vetën në erë në afërsi të një pike kontrolli të policisë në afërsi të aeroportit.

Një zyrtar i policisë i ka thënë agjencisë AFP, se shpërthimi duket të ketë ngjarë në një automjet që ishte i parkuar tek një kompleks në afërsi të aeroportit.

Policia tha se ende nuk dihet nëse ka pasur viktima apo vetëm dëme.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG