Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria dënon grafitet fyese ndaj presidentes


Ilustrim

Ilustrim

Përmes një komunikate të lëshuar, Qeveria e Republikës së Kosovës, i ka dënuar sot veprimet e personave tash për tash të paidentifikuar, të cilët përmes grafiteve të vizatuara në disa pjesë të kryeqytetit, sipas qeverisë, kanë fyer figurën e presidentes së Republikës së Kosovës.

“Këto akte, ofendojnë institucionin dhe figurën e nderuar të presidentes së Republikës së Kosovës, si dhe të gjitha femrave kosovare, të cilat, me sakrifica të paimagjinueshme kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për arritjen e lirisë, shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Gratë kosovare, sipas ekzekutivit, me kontributin e tyre në çdo sferë të jetës, vazhdojnë të jenë më meritoret për çdo të arritur në Republikën e Kosovës.

Qeveria konsideron se veprimet e fundit janë gjeste rrugaqësh, “të cilëve iu mungon edukata elementare dhe përmes këtyre grafiteve në fakt pasqyrojnë një sjellje të mjerë mendore të individëve që e kanë humbur rrugën në shoqërinë kosovare”.

XS
SM
MD
LG