Ndërlidhjet

Kerry kërkon qetësi në mes të Iranit dhe Arabisë Saudite


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka telefonuar sot ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite dhe Iranit, me qëllim të qetësimit të situatës pas prishjes dramatike të raporteve në mes të Teheranit dhe Riyadhit.

Teksa kanë folur në kushte anonimiteti, zyrtarët e lartë amerikanë, kanë thënë se Kerry ka biseduar me Mohammad Javad Zarif dhe Adel Al-Jubeir, në lidhje me krizën e shkaktuar pas ekzekutimit nga Arabia Saudite të klerikut shiit mysliman.

“Ne jemi duke kërkuar qetësi dhe deeskalim. Situata duhet të qetësohet”, tha një zyrtar i lartë amerikan për agjencinë AFP.

Vetë shtetet e Bashkuara nuk kanë raporte diplomatike me Iranin, por janë ofruar që nga marrëveshja e nënshkruar në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, mbi programin bërthamor të Iranit.

Shtetet e Bashkuara tradicionalisht kanë qenë partnerë shumë të afërt me Arabinë Saudite, por SHBA-të janë zemëruar javën e kaluar, kur viti 2016 në Arabinë Saudite ka nisur me ekzekutimin e 47 personave të akuzuar për terrorizëm.

Në mesin e të ekzekutuarve është edhe kleriku Nimr el-Nimr.

XS
SM
MD
LG