Ndërlidhjet

Obama merr hapa për kontrollin e armëve


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do që të zgjerojë kontrollin e biografisë së blerësve të armëve, në përpjekje për të adresuar dhunën me armë.

Planet do të shpallen sot nga presidenti, pavarësisht kundërshtimeve të Kongresit për ligje të reja për armë.

Të gjithë shitësit që operojnë online ose në dyqane do të detyrohen të bëjnë kontrolle të biografisë së blerësve potencialë.

Republikanët i kundërshtojnë fuqishëm këto masa, por presidenti Obama ka thënë se ato do të jenë brenda autoritetit të tij ligjor dhe në përputhje me Amendamentin e Dytë të Kushtetutës, i cili u siguron amerikanëve të drejtën për të bartur armë.

Të hënën, Obama ka marrë rekomandime nga prokurorja e përgjithshme, Loretta Lynch, drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), James Comey, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të zbatimit të ligjit.

XS
SM
MD
LG