Ndërlidhjet

Bien tregjet e asksioneve në gjithë botën


Ilustrim
Ilustrim

Tregjet e asksioneve në gjithë botën kanë nisur vitin me rënie dramatike, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e rritjes ekonomike të Kinës dhe tensioneve midis gjigantëve të naftës, Iranit dhe Arabisë Saudite.

Rezervat kanë rënë me 4.3 përqind në Frankfurt, 3.2 përqind në Millano, 2.5 përqind në Paris dhe 2.4 përqind në Londër.

Wall Street-i po ashtu ka rënë me 1.5 përqind, ndërsa indeksi Shangai i Kinës me 3 përqind.

Të hënën, tregjet e aksioneve Shangai dhe Shenzhen janë mbyllur përkohësisht, pasi aksionet kanë shënuar rënie për më tepër se 7%.

Kjo ka qenë hera e parë që bursat në Kinë janë mbyllur në mënyrë atuomatike, sipas një sitemi të ri që intervenon për të ndaluar paqëndrueshmërinë në tregje.

XS
SM
MD
LG