Ndërlidhjet

Konfiskim masiv i kokainës në Spanjë


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Spanjës ka bërë të ditur se ka konfiskuar tri tonelata kokainë dhe ka arrestuar 12 kontrabandistë të dyshuar të drogës nga Britania, Holanda dhe Spanja.

Droga është gjetur në rajonin veriperëndimor Galicia.

Ky është konfiskimi më i madh në rajon në 17 vjet, ka thënë policia.

Spanja është pikë kryesore e hyrjes në Evropë për kontrabandistët e drogës nga Amerika Jugore.

Muajin e kaluar, policia spanjolle ka zbuluar mbi një tonelatë kokainë, e cila ka arritur nga Kolumbia.

Në nëntor, autoritetet në Spanjë kanë njoftuar për arrestimin e shtetasit britanik, Robert Dawes, i akuzuar për udhëheqjen e rrjetit më të madh të trafikimit të drogës në Evropë.

XS
SM
MD
LG