Ndërlidhjet

Turqi: Janë gjetur trupa të pajetë të migrantëve


Pamje e migrantëve duke lundruar prej Turqisë për në ishujt e Greqisë

Pamje e migrantëve duke lundruar prej Turqisë për në ishujt e Greqisë

Zyrtarët e Turqisë thonë se trupat e pajetë të së paku 16 migrantëve janë gjetur sot në dy lokacione në bregdetin e Egjeut, pasi anijet e tyre ishin fundosur gjatë përpjekjes për të arritur në ishullin grek, Lesbos.

Agjencia e lajmeve Dogan ka raportuar se 7 trupa të pajetë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë gjetur në bregdetetin Dikili, ndërsa më herët, mëtutje në pjesën veriore, në bredgetin e pushimores Ajvalik, ishin gjetur 9 kufoma.

Raportohet se në të dy incidentet tragjike, migrantët e kishin humbur jetën, pasi anijet e tyre të gomës ishin përmbysur në ujërat e rrëmbyeshëm të detit.

Rojet bregdetare të Turqisë gjatë kërkimeve të tyre i kishin shpëtuar tetë migrantë.

Gjatë vitit 2015, afro 850 mijë migrantë kanë kaluar nga Turqia për në Greqi.

XS
SM
MD
LG