Ndërlidhjet

Iran: Sauditët nuk mund ta mbulojnë krimin me shkëputje të lidhjeve


Hassan Rohani
Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se Arabia Saudite nuk mund ta fshehë “krimin e saj” duke e ekzekutuar klerikun e njohur shiit, me shkëputjen e lidhjeve me Teheranin.

“Qeveria saudite e ka ndërmarrë një aksion të çuditshëm duke i ndërprerë raportet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, për t’i mbuluar krimet e saj”, thuhet në një deklaratë të zotit Rohani të publikuar sot në faqen e tij në Internet.

“Pa dyshim, aksionet e tilla nuk mund ta mbulojnë krimin e madh”, ka thekusar mëtutje Rohani, duke iu referuar ekzekutimit të klerikut udhëheqës shiit, Sheikh Nimr al-Nimr, njëherësh personalitet opozitar në Arabinë Saudite.

Arabia Saudite, Bahreini dhe Sudani, i kanë ndërprerë lidhjet me Iranin, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dje e kanë ulur nivelin e raporteve, pasi Ambasada e Arabisë Saudite në Teheran, ishte shkatërruar nga demonstruesit.

Sot, Kuvajti e ka tërhequr ambasadorin e tij nga Teherani.

Qeveria e Iranit e ka distancuar vetveten nga sulmi në ambasadë dhe i ka fajësuar elementet e jashtme për organizimin e sulmit.

Teherani ka vlerësuar se sulmi ishte “i dyshimtë” dhe se ishte “në favor të politikave të Arabisë Saudite”.

XS
SM
MD
LG