Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i policisë në Bujanovc – shqiptar, në Preshevë – serb


Pamje nga Bujanovci

Pamje nga Bujanovci

Në kuadër të riorganizimit të policisë në Serbi, për komandant të stacionit të policisë në Bujanovc, për të parën herë është emëruar një shqiptar, ndërsa në stacionin policor të Preshevës, komandant do të jetë një serb.

Komandant i stacionit policor në Bujanovc është emëruar Ekrem Krasniqi, i cili në këtë stacion punon prej vitit 2002, ndërsa komandant i ri i stacionit të policisë në Preshevë, është emëruar Goran Saviq.

Ekrem Krasniqi e kishte filluar karrierën në policinë multietnike në Bujanovc, ndërsa së fundit ishte shef i policisë së trafikut në këtë qytet.

XS
SM
MD
LG