Ndërlidhjet

Hokej: Pas fitores kundër SHBA-ve, Rusia në finale


Hokejistët rusë i gëzohen fitores së mbrëmshme kundër Shteteve të Bashkuara me rezultat 2:1
Hokejistët rusë i gëzohen fitores së mbrëmshme kundër Shteteve të Bashkuara me rezultat 2:1

Kombëtarja e Rusisë i është afruar medaljes së artë në Kampionatin botëror të juniorëve në hokej në akull në Finlandë, pasi mbrëmë vonë e mundi seleksionin e Shteteve të Bashkuara me rezultat 2:1.

Në finalen e sotme Rusia takohet me Finlandën.

Kështu, Rusia për të tretën herë me radhë e ka eliminuar kombëtaren e Shteteve të Bashkuara nga finalja në kampionatet botërore të juniorëve.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë gjasë që ta fitojnë medaljen e bronxtë, pasi sonte në ndeshjen për vendin e tretë takohen me Suedinë.

Selektori i kombëtares së Rusisë, Valery Bragin, tha se fitorja kundër Shteteve të Bashkuara ishte rezultat i strategjisë së mirë të përgatitur për këtë takim.

XS
SM
MD
LG