Ndërlidhjet

Afganistan: “Eksplodim i kontrolluar”


Pamje pas eksplodimit të sotëm në Xhalalabad

Pamje pas eksplodimit të sotëm në Xhalalabad

Në hapësirën ku gjenden disa konsullata të jashtme në qytetin Xhalalabad, në pjesën lindore të Afganistanit, sot është dëgjuar një eksplodim, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Zëdhënësi i guvernatorit lokal, Attaullah Khygyani, tha se nuk ka raporte të menjëhershme për viktima nga ky shpërthim.

Por, më vonë, një zëdhënës i policisë për provincën Nangarhar tha se ky ishte një “eksplodim i kontrolluar” i kryer nga policia në Xhalalabad, që është kryeqytet i kësaj province.

Zëdhënësi Hazrat Hussain Mashriqwal, i tha Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, se “një sasi e vogël e ekplozivit është vendosur në një kontejner të mbeturinave dhe policia e ka aktivizuar atë”.

XS
SM
MD
LG