Ndërlidhjet

Gjykata: Rusia i ka shkelur të drejtat e aktivistit për demokraci


Pamje e ndërtesës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg

Pamje e ndërtesës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg ka vendosur se autoritetet e Rusisë i kanë shkelur të drejtat e një aktivisti, i cili ka marrë pjesë në një protestë për demokraci.

Në vendimin e sotëm theksohet se autoritetet ruse nuk i respektuan të drejtat e aktivistit, Yevgeniy Frumkin, i cili ishte dënuar me 15 ditë burg në vitin 2012, për shkak se nuk u ishte nënshtruar urdhërave të policisë.

Frumkin kishte marrë pjesë në një tubim në Moskë kundër presidentit, Vladimir Putin, që ishte shndërruar në protestë të dhunshme, derisa policia ishte përleshur me demonstruesit.

Gjykata në Strasburg tha se Frumkin e kishte kaluar natën në paraburgim, pa ngritur akuzë kundër tij, ndërsa gjykata ruse kishte refuzuar t’i shpjegoj arsyet e arrestimit.

Gjykata në Strasburg tha se autoritetet, po ashtu, e kanë shkelur të drejtën e aktivistit Frumkin për tubim paqësor.

Ajo ka urdhëruar Rusinë që Frumkinit t’i paguaj 32 mijë euro kompensim dhe t’i bartë shpenzimet gjyqësore.

Më se 400 vetë ishin arrestuar dhe disa të tjerë ishin ndjekur lidhur me demonstratën e përmendur në Moskë.

XS
SM
MD
LG