Ndërlidhjet

Irak: Sulme të militantëve të IS-it në Hadita


Pamje e një pjese të rajonit Hadita në Irak
Pamje e një pjese të rajonit Hadita në Irak

Militantët e Shtetit Islamik (IS) i kanë lansuar disa ofensiva afër qytetit Hadita, në veriperëndim të Irakut, në 48 orët e fundit.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, tha sot se sulmet ishin “thyer me kombinimin e fuqisë ajrore të koalicionit dhe forcave të sigurisë së Irakut”.

Koloneli amerikan, Steve Warren, tha se më se 100 militantë të IS-it janë vrarë.

Burime të sigurisë janë cituar duke raportuar se së paku 25 pjesëtarë të forcave irakiane, po ashtu, janë vrarë.

Zyrtarët irakianë thanë se militantët e IS-it ia kishin dalur ta marrin kontrollin në fshatin Sakrana, gjatë ofensivës së tyre, e cila po bëhet pasi grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka humbur kontrollin në Ramadi, që është kryeqytet i provincës Anbar në Irak.

XS
SM
MD
LG