Ndërlidhjet

Raportet: U vra një ushtar amerikan në Afganistan


Pamje të ushtarëve amerikanë në Afganistan

Pamje të ushtarëve amerikanë në Afganistan

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se nga zjarri i militantëve në Afganistan ka ushtarë amerikanë të vrarë dhe të plagosur.

Këta zyrtarë u kanë thënë sot mediave amerikane se forcat i ishin nënshtruar zjarrit gjatë një operacioni afër qytetit Marja në provincën Helmand, ku kohëve të fundit talibanët kanë shënuar përparime.

NBC News thotë se sipas raporteve të hershme ka indikacione se një ushtar amerikan është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Një zyrtar i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara tha se disa ushtarë afganë, po ashtu, janë plagosur.

Zyrtarët thanë se një helikopter ushtarak që kishte ateruar në vendin e ngjarjes për të kryer evakuim mjekësor, nuk ka mundur të ngritet për shkak të një eksplodimi në një terren të afërt.

XS
SM
MD
LG