Ndërlidhjet

IS e “ka humbur” 30 për qind të territorit


Ilustrim
Ilustrim

Grupi militant Shteti Islamik, sipas koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që e lufton këtë grup radikal, vetëm gjatë vitit 2015 në Siri dhe Irak, e ka humbur kontrollin në një të tretën e territorit.

“IS e ka humbur 40 për qind të territorit që e ka kontrolluar në Irak dhe 20 për qind në Siri dhe tashmë ata janë trkurrur”, ka thënë në Bagdad zëdhënësi i koalicionit, koloneli Steve Warren.

Me ndihmën e sulmeve ajrore të koalicionit, sipas tij, forcat kurde e kanë larguar IS-in nga Sinjari i Irakut. Forcat kurde gjithashtu, sipas Warren, e kanë larguar IS-in edhe nga territori përgjatë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë.

Në Irakun qendror, forcat qeveritare dhe militantët shiitë e kanë marrë kontrollin mbi qytetin Tikrit ndërsa maujin e kaluar e kanë larguar grupin militant edhe nga Ramadi, kryeqytet i provincës perëndimore Anbar.

“Të gjitha këto kanë ndodhur dhe ne besojmë se tashmë ky armik është më i dobët”, ka thënë Warren, duke shtuar se IS nuk e ka marrë kontrollin mbi asnjë territor qysh nga muaji maj.

IS ende mban nën kontrollë pjesë të mëdha të Sirisë dhe pjesë në Irakun verior e perëndimor, duke përfshirë edhe qytetin e dytë më të madh të vendit Mosulin.

XS
SM
MD
LG