Ndërlidhjet

KS i OKB-së mban takim të jashtëzakonshëm për Korenë V.


Ilustrim

Ilustrim

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do ta mbaj sot një takim të jashtëzakonshëm në New York, pasi që Koreja e Veriut ka njoftuar se “e ka testuar” suksesshëm bombën nukleare të hidrogjenit.

Takimi i sotëm i 15 anëtarëve që do të mbahet me dyer të mbyllura, është thirrur nga Kombet e Bashkuara dhe Japonia.

“Derisa në këtë kohë ne nuk mund të konfirmojmë nëse është kryer një test i tillë, ne vetëm e dënojmë çdo shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe sërish i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që tu përmbahet detyrimeve dhe angazhimeve e saj ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësja e misionit të SHBA-ve, Hagar Chemali.

Ajo nuk e ka konfirmuar kohën se kur do të mbahet takimi, por takimet e KS të OKB-së zakonisht fillojnë në orën 10 sipas kohës në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG