Ndërlidhjet

Turqia konfiskon 13 tonelata marihuanë


Ilustrim

Ilustrim

Rojet bregdetare të Turqisë e kanë realizuar një operacion me ç’rast kanë konfiskuar trembëdhjetë tonelata marihuanë pluhur.

Sipas ministrisë së brendshme të Turqisë, droga është gjetur në një anije që kishte regjistrim të Bolivisë e që po ishte nisur nga porti Pobruk i Libisë.

Mediat turke kanë bërë me dije se rojet bregdetare e kanë përcjellur anijen përmes aeroplanit dhe më pas i janë vënë në ndjekje me një anije tjetër.

Kapja e drogës të martën në mbrëmje, sipas ministrisë, është i pari operacion ati-drogë i Turqisë në ujërat ndërkombëtare.

Sipas ministrisë, Turqia para se ta realizoj operacionin është konsultuar me qeverinë boliviane.

Ministria nuk ka njoftuar nëse kanë bashkëpunuar me autoritetet në Libi, vend i cili është në kaos që nga rënia e dikatorit Muamer Gadafi.

Anija boliviane, sipas autoriteteve turke, është duke u sjellë në ujërat territorale të Turqisë, së bashku me dhjetë shtetas të huaj që janë arrestuar e që dyshohen për kontrabandim të drogës.

XS
SM
MD
LG