Ndërlidhjet

Protestë në Gjakovë, kundër vizitës së pelegrinëve serbë


Gjakova

Gjakova

Një grup qytetarësh nga Gjakova janë mbledhur para kishës ortodokse në këtë qytet, për të protestuar kundër vizitës së rreth 50 pelegrinëve serbë, të cilët do ta vizitojnë kishën për të shënuar Krishtlindjet ortodokse. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se pjesëtarët e Policisë së Kosovës po e mbajnë situatën nën kontroll.

“Para kishës serbe janë mbledhur diku rreth 30 protestues. Gjithçka është nën kontroll dhe është qetë. Një person është arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka theksuar Gjokaj.

Pelegrinët serbë, të cilët, siç thuhet, janë persona të zhvendosur nga Gjakova në vitin 1999, fillimisht kanë vizituar sot manastirin e Deçanit, për të shënuar Krishtlindjet ortodokse.

XS
SM
MD
LG