Ndërlidhjet

Përfundon seanca fillestare ndaj deputetëve


Ilustrim

Ilustrim

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka përfunduar seanca fillestare ndaj deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj Bujupi.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë mbajtjen e seancës fillestare, gjatë së cilës, siç ka thënë ai, nuk është vendosur asgjë, por vetëm janë dëgjuar palët.

Kryetari Ibrahimi ka bërë me dije se përmes një vendimi të marrë përpara seancës, deputetëve të opozitës u janë vazhduar masat e caktuara më herët nga gjykata, si: arresti shtëpiak dhe lajmërimi në stacionin policor.

Deputetët opozitarë po përballen me gjykim për shkak se gjatë disa seancave të Kuvendit të Kosovës kanë hedhur gaz lotsjellës.

Me këto veprime, ata kanë thënë se kundërshtojnë marrëveshjen me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

XS
SM
MD
LG