Ndërlidhjet

2015: Afro 1.1 milion azilkërkues në Gjermani


Gjermani...

Gjermani...

Gjermania ka bërë të ditur se afro 1.1 milion azilkërkues janë regjistruar vitin e kaluar në këtë vend.

Ministria e Brendshme ka thënë sot se 1,091,894 njerëz janë regjistruar në periudhën janar-dhjetor, 2015.

Sirianët kanë përbërë gati 40 përqind të azilkërkuesve, ndërsa janë pasuar nga afganët dhe irakianët.

Të ardhurit vjetorë kanë qenë rreth pesë herë më shumë se në vitin 2014.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka pranuar refugjatë dhe migrantë të tjerë më shumë se çdo vend tjetër evropian.

Fluksi ka ndarë opinionin publik në Gjermani.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është kritikuar për qëndrimin e saj me dyer të hapura për ata që ikin nga lufta dhe mjerimi.

Lexoni edhe këtë:

Postë e dyshimtë në adresë të kancelares Merkel

XS
SM
MD
LG