Ndërlidhjet

Iraku ofrohet të ndërmjetësojë krizën saudite-iraniane


Ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim al-Jaafari, me homologun iranian, Mohammad Javad Zarif, në Teheran, 6 janar, 2016.
Ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim al-Jaafari, me homologun iranian, Mohammad Javad Zarif, në Teheran, 6 janar, 2016.

Ministri i Jashtëm i Irakut ka thënë se vendi i tij do të ndërmjetësojë në përpjekje për të zgjidhur krizën diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite, e cila ka shpërthyer pasi Riadi ka ekzekutuar një klerik të shquar shiit.

Ibrahim al-Jaafari i ka bërë këto komente në një konferencë të përbashkët me homologun iranian, Mohammad Javad Zarif, në Teheran.

Zarif ka thënë se Arabia Saudite po nxit tensione në rajon, ndërsa Teherani bën përpjekje t’i qetësojë ato.

“Të krijosh tensione nuk është shenjë e fuqisë, por e dobësisë”, ka thënë Zarif.

Irani ka dënuar fuqishëm ekzekutimin e sheikut Nimr al-Nimr, ndërsa protestuesit iranianë kanë sulmuar misionet diplomatike saudite në fundjavë.

Kjo ka bërë që Arabia Saudite të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Aleatët sauditë po ashtu kanë ndërprerë ose reduktuar lidhjet me Teheranin.

Sot, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ka thënë se kriza diplomatike do të ndikojë bisedimet për paqe në Siri.

Ai ka fajësuar Arabinë Saudite për marrje të “vendimit të gabuar”.

Arabia Saudite, e dominuar me sunitë, dhe Irani, i cili udhëhiqet nga shiitët, janë rivalë të mëdhenj në Lindjen e Mesme dhe mbështesin palë të kundërta në konfliktet në Siri dhe Jemen.

Lexoni edhe këtë:

Beteja për pushtet në Lindjen e Mesme

XS
SM
MD
LG