Ndërlidhjet

NATO: Koreja V. të heqë dorë nga programi bërthamor


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë programin e armëve bërthamore.

Koreja e Veriut ka njoftuar sot se ka kryer me sukses testin e bombës me hidrogjen.

“Koreja e Veriut duhet të braktisë armët bërthamore dhe programet ekzistuese të raketave bërthamore dhe balistike në mënyrë të plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme, si dhe të angazhohet në bisedime të besueshme për denuklearizim", ka thënë Stoltenberg.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë bërë thirrje për takime urgjente, në përgjigje të testit të Phenjanit.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka dënuar fuqishëm provën dhe ka paralajmëruar se “kërcënimi për sigurinë e vendit tonë është krejtësisht i patolerueshëm”.

Nëse konfirmohet, prova do të shënonte testin e katërt bërthamor të Koresë Veriore dhe hap të madh përpara në zhvillimin e armëve bërthamore.

Njoftimi i Phenjanit është bërë pasi një tërmet prej 5.1 shkallësh të Richterit është regjistruar pranë vendit ku është kryer testi.

Koreja e Veriut ka kryer testet e mëparshme bërthamore më 2006, 2009 dhe 2013, duke bërë që Kombet e Bashkuara të shqiptojnë një seri sanksionesh kundër saj.

XS
SM
MD
LG