Ndërlidhjet

logo-print

Bahrejni shkatërron një qelizë terroriste të lidhur me Iranin


Bahrejn

Bahrejn

Autoritetet në Bahrejn kanë thënë se kanë shkatërruar një qelizë, të lidhur me Iranin, për komplot sulmesh në këtë ishull.

Qeliza, e cila besohet se ka lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit dhe me milicinë e Libanit, Hezbollah, ka planifikuar të kryejë disa “bombardime të rrezikshme” në Bahrejn, ka thënë Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Deklarata vjen pak ditë pasi Bahrejni, aleat i Arabisë Saudite, ka ndërprerë lidhjet me Iranin, për shkak të krizës diplomatike midis Teheranit dhe Riadit, e cila është shkaktuar me ekzekutimin e një kleriku shiit nga autoritetet saudite.

Riadi ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Teheranin, pasi protestuesit kanë sulmuar ambasadën e Arabisë Saudite në Iran.

Bahrejni sundohet nga një monarki sunite, por ka një shumicë shiite, e cila ka mbështetur protestat masive në vitin 2011 për të drejta më të mëdha politike.

XS
SM
MD
LG