Ndërlidhjet

logo-print

Suedia, Danimarka do të heqin kontrollin kufitar së shpejti


Kopenhagë, Danimarkë

Kopenhagë, Danimarkë

Suedia dhe Danimarka kanë rënë dakord që të heqin kontrollet e përkohshme kufitare sa më shpejt që të jetë e mundur, por fillimisht duhet të ngadalësojnë fluksin e migrantëve, ka thënë Bashkimi Evropian.

Komisionari për Migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ka thirrur takimin pasi Danimarka, këtë javë, ka nisur kontrollimin e udhëtarëve në kufirin e saj me Gjermaninë, ndërsa Suedia në kufirin me Danimarkën.

“Jemi pajtuar që t’i mbajmë këto masa në minimum dhe t’i kthehemi normales sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Avramopoulos pas bisedimeve në Bruksel me zyrtarë nga Suedia, Danimarka dhe Gjermania.

“Të gjithë jemi pajtuar se zona Schengen dhe lëvizja e lirë duhet të ruhen”, ka shtuar Avramopoulos.

Mbi një milion refugjatë dhe migrantë kanë arritur në Evropë në vitin 2015, shumica e tyre të ikur nga Siria.

Kjo është vlerësuar si kriza më e rëndë me migrantë në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas rregullave të Schengenit, kontrollet në kufij mund të rikthehen deri në gjashtë muaj.

Ministri për Migrim i Suedisë, Morgan Johansson, ka thënë se kontrollet e reja “nuk do të jenë në fuqi më shumë seç duhet”.

XS
SM
MD
LG