Ndërlidhjet

logo-print

Paraburgim për dy kosovarë të dyshuar për terrorizëm


Ilustrim

Ilustrim

Një gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy shtetasve të Kosovës, të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore të Gjilanit.

”Me kërkesë të Prokurorisë speciale të Republikës së Kosovës u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 1 muaji, të pandehurve F.B. dhe V.H. Të pandehurit, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë kryer veprën penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nga neni 143, paragrafi 2 i Kodit penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Shkodra.

Ai ka shtuar se të pandehurit janë arrestuar nga Policia e Kosovës, me datën 4 janar, 2016, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Të dy të pandehurit, dyshohet se përmes Stambollit, janë kthyer nga Siria.

Ata, po ashtu, dyshohen se kanë qenë pjesëmarrës në luftërat e huaja dhe pjesëtarë të organizatave terroriste.

XS
SM
MD
LG