Ndërlidhjet

Vërshime të mëdha në Komunën e Malishevës


Ilustrim
Ilustrim

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe shkrirjes së borës, në Komunën e Malishevës ka vërshime të mëdha.

"Rruga Malishevë-Duhël është bllokuar dhe luten të gjithë vozitësit që të mos qarkullojnë në këtë drejtim, si dhe mos ta lëshojnë autostradën për t'u futur në Malishevë", thuhet në një deklaratë të Komunës së Malishevës.

Sipas së njëjtës, Lumi Mirusha dhe shumë përroska kanë dalë nga shtretërit e tyre, duke vërshuar shumë pjesë të qytetit.

Sipas drejtorit për Mbrojte dhe Shpëtim, Ahmet Morina, të gjitha ekipet e emergjencës dhe shpëtimit janë ne terren, duke i ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.

XS
SM
MD
LG