Ndërlidhjet

Veseli: Krishtlindja të shërbejë për të forcuar respektin e ndërsjellë


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Peshkopin Teodosije dhe besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës për Festën e Krishtlindjes Ortodokse.

"Uroj që kjo ditë feste të shërbejë për të forcuar besimin dhe respektin e ndërsjellë; të mbizotërojë mirësia dhe vullneti dhe të vendosim së bashku për të punuar e ndërtuar një të ardhme ku të gjithë njerëzit mësojnë të duan njëri-tjetrin dhe të jetojnë së bashku në harmoni; për të realizuar shpresat tona për paqe, liri, tolerancë dhe drejtësi për të gjithë, pa dallim".

"Në këtë ditë të shenjtë për ju, ju uroj për shumë mote gëzuar Krishtlindjen", ka thënë Vesli në urimin e postuar në ueb-faqen e tij zyrtare.

XS
SM
MD
LG