Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Ekzekutimet në Arabi, çështje e brendshme


Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se ekzekutimet në Arabinë Saudite janë çështje e brendshme.

Ka qenë ky reagimi i parë i liderit turk prejse autoritetet saudite kanë ekzekutuar 47 persona, më 2 janar, nën akuzat që lidhen me terrorizëm.

Në mesin e të ekzekutuarve ka qenë edhe kleriku i shquar shiit, Nimr al-Nimr, vrasja e të cilit ka shkaktuar krizë të rëndë diplomatike midis Arabisë Saudite, të dominuar nga sunitët, dhe Iranit, të udhëhequr nga shiitët.

“Besoj se ajo që ka ndodhur në Arabinë Saudite është çështje e brendshme. Ata kanë marrë vendimin. Dyzetegjashtë nga të ekzekutuarit kanë qenë sunitë dhe janë ekzekutuar sepse kanë qenë të lidhur me Al Kaidën. Njëri prej tyre ka qenë klerik shiit. Ky vendim është marrë më parë dhe Arabia Saudite e ka zbatuar atë. Ky është vendim i saj. Ju mund ta miratoni ose jo”, ka thënë Erdogan.

Irani ka dënuar fuqishëm ekzekutimin e sheikut Nimr al-Nimr, ndërsa protestuesit iranianë kanë sulmuar misionet diplomatike saudite në fundjavë.

Kjo ka bërë që Arabia Saudite të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Aleatët sauditë po ashtu kanë ndërprerë ose reduktuar lidhjet me Teheranin.

Lexoni edhe këtë:

Beteja për pushtet në Lindjen e Mesme

XS
SM
MD
LG