Ndërlidhjet

Trump: Cruz s’mund të bëhet president, ka lindur në Kanada


Ted Cruz

Ted Cruz

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur dyshim nëse rivali i tij nga e njëjta parti, Ted Cruz, mund të emërohet si kandidati zyrtar i Partisë Republikane, pasi ai ka lindur në Kanada.

Trump ka thënë se kjo është një çështje “shumë e pasigurt” për partinë dhe ka shtuar se emërimi i Cruzit mund të sfidohet në gjykatë.

Cruz ka lindur në qytetin Kalgari të Kanadasë nga nëna amerikane dhe babai kubanez.

Shumë ekspertë ligjorë besojnë se Cruz i plotëson kërkesat për president.

Edhe pse Trump kryeson shumicën e sondazheve, disa të tilla tregojnë se Cruz është top-zgjedhja e votuesve republikanë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në nëntor.

Presidenti aktual, Barack Obama, ka lindur në Havaje nga nëna amerikane dhe babai kenian.

XS
SM
MD
LG