Ndërlidhjet

Ymeri: Protesta e opozitës do të jetë vendimtare


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se protesta e paralajmëruar e opozitës, më 9 janar, do të jetë madhështore dhe vendimtare.

Me anë të protestës, opozita ka thënë se do të kërkojë që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, disa parime të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës, andaj opozita kërkon që ajo të anulohet.

“Hashim Thaçi dhe shefi i tij, Isa Mustafa, janë të ftuar të numërojnë pjesëmarrësit (në protestë) dhe të shkruajnë statuse, nëse s'kanë punë tjetër. Në qeveri janë kallëzuar të paaftë dhe kriminalë. Opozita e bashkuar me qytetarët ka për të fituar”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook.

Ai ka reaguar ndaj një deklarate të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se “partitë opozitare janë verbuar nga mosdurimi për të marrë pushtetin me dhunë”.

“Zëvendëskryeministri që mezi pret të bëhet president sot ka shkruar një hartim, ku si zakonisht kërcënon opozitën. Hashim Thaçi, pretendent për president, po përpiqet të zvogëlojë sadopak protestat gjithëpopullore që do nisin në 9 janar, e që do të vazhdojnë deri në largimin e këtij pushteti të papërgjegjshëm”, ka thënë Ymeri.

XS
SM
MD
LG