Ndërlidhjet

SHBA: IS-it i është zvogëluar kapaciteti i prodhimit të naftës


Steve Warren
Steve Warren

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit militant Shteti Islamik (IS) ka thënë se sulmet e tij ajrore kanë zvogëluar prodhimin e naftës nga IS-i në Siri dhe Irak për rreth 30 përqind.

Zëdhënësi i koalicionit, Steve Warren, ka thënë se 65 sulme ajrore, gjatë tre muajve të fundit, kanë goditur objektet e naftës dhe kanë zvogëluar prodhimin në 34,000 fuçi në ditë, nga 45,000 më herët.

Luftëtarët e IS-it kanë përdorur kontrabandën me armë për të financuar operacionet e tyre prejse kanë pushtuar territore të Sirisë dhe Irakut, vitin e kaluar.

Warren po ashtu ka thënë se 2,500 luftëtarë të IS-it janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit në Irak dhe Siri, muajin e kaluar.

Ai ka thënë grupi ka midis 20,000 dhe 30,000 militantë në të dyja vendet, përfshirë edhe rekrutë të huaj.

XS
SM
MD
LG