Ndërlidhjet

OKB: KS e dënoi provën atomike të Koresë Veriore


Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar fuqishëm provën e fundit atomike të raportuar të Koresë Veriore.

Mbrëmë, Këshilli i Sigurimit ka mbajtur konsultime emergjente, pasi Pheniani shpalli se e ka kryer një provë “të suksesshme” nëntokësore të bombës hidrogjenike.

KS i OKB-së këtë test e ka përshkruar si “shkelje të qartë” të rezolutave të këshillit dhe ka shtuar se “kërcënimi i qartë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare vazhdon të ekzistoj”.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte testi i katërt atomik i Koresë Veriore prej vitit 2006.

XS
SM
MD
LG