Ndërlidhjet

SHBA: Sugjerime se prova e bombës H nuk ishte e suksesshme


Josh Earnest
Josh Earnest

Shtëpia e Bardhë thotë se dëshmitë e para sugjerojnë se Koreja Veriore nuk e ka testuar me sukses bombën hidrogjenike, siç ka pretenduar Pheniani.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, mbrëmë vonë nuk ka indikuar se çka ishte testuar me këtë rast, për të cilin Koreja Veriore dje herët në mëngjes, ka shpallur se ishte provë e armatimit termoatomik.

“Analizat iniciale nuk janë në përputhshmëri me pretendimet e Koresë Veriore për test të suksesshëm të bombës hidrogjenike”, tha Josh Earnest.

Këtë incident ai e ka quajtur “shkelje provokuese dhe flagrante të shumë rezolutave të Kombeve të Bashkuara”.

XS
SM
MD
LG