Ndërlidhjet

Kinë: Devalvimi i monedhës – rënie në bursa


Ilustrim

Ilustrim

Kina sot e ka devalvuar juanin, duke shkaktuar lëkundje të monedhave dhe rënie të tregjeve, derisa investitorët kanë shqetësime se gjiganti nga Azia ka lansuar luftë tregtare.

Puna e tregjeve të aksioneve në Kinë është suspenduar për të dytën herë këtë javë, pas rënies më tepër se 7%, për më pak se gjysmë ore pas hapjes së bursave.

Banka Popullore e Kinës përsëri i ka befasuar tregjet duke e ulur vlerën e monedhës në 6.5646 juan për një dollar, që është niveli më i ulët prej marsit të vitit 2011.

Kjo është rënia më e madhe ditore prej muajit gusht, kur devalvimi prej 2% i juanit, po ashtu, kishte shkaktuar trazirë globale monetare dhe në tregjet e aksioneve.

Ndikimi ishte i menjëhershëm derisa monedhat në rajon kanë hyrë në një paqartësi.

Dollari australian ka shënuar rënie të vogël ndaj dollarit amerikan.

Zhvlerësimi i qëndrueshëm i juanit paraqet presion në vendet e tjera të Azisë për ta devalvuar monedhën e tyre, në mënyrë që të mbeten konkurruese me makinerinë masive eksportuese të Kinës.

XS
SM
MD
LG